Lajme

Zëdhënësi i PDK-së: Nuk kam pritur që ushtarët e UÇK-së do të sulmohen në këtë formë, sidomos tani kur janë në burg

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 23 April 2021

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, ka reaguar pas paralajmërimit të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, se do të publikohen shpenzimet për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë.

Ai përmes një postimi në Facebook tha se në emër të transparencës, sot po sulmohet me vetëdije edhe dinjiteti i ushtarëve dhe themeluesve të UÇK-së që gjinden në Hagë

“Këtë mundësi të mbrojtës së barabartë dhe pafajësinë e eskponentëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot po e sulmon Albin Kurti përmes ministres së saj të Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, vendimi është i panevojshëm, dashakeq dhe i rrezikshëm për mbrojtjen e të akuzuarve. Në emër të transparencës, sot po sulmohet me vetëdije edhe dinjiteti i ushtarëve dhe themeluesve të UÇK-së që gjinden në Hagë.

-Advertisement-

Gjithmonë kam menduar se ushtarët tanë të lirisë, do të duhej të shqetësoheshin vetëm për akuzat që kanë burim raportin e Dick Martyt, aty-këtu edhe ndonjë gënjeshtër nga Serbia, por asnjëherë nuk e kam pritur që ushtarët e UÇK-së do të sulmohen në këtë formë, nga zyrtarët shtetëror të Kosovës, e sidomos tani kur janë në burg”, shkruan Bytyçi.

 

Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu para disa ditësh ka thënë se dikush nga të akuzuarit në Hagë ka marrë më shumë para se sa duhet për mbrojtjen e tyre. Për këtë deklaratë të Sallahut sot është deklaruar edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Ajo në një konferencë për media tha se deri më tani nuk kanë mundur që t’i bëjnë publike këto shpenzime për shkak që sipas saj një gjë e tillë nuk është lejuar me anë të një vendimi të marr nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj.

Haxhiu konfirmoi se ky vendim tani është ndryshuar nga kryeministri Albin Kurti

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera