Zëdhënësi i PDK-së: Krasniqi po vazhdon takimet në ShBA, do do s’kanë mujt me shku atje
Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 19 November 2022
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka thënë se kryetari i këtij subjekti politik, Memli Krasniqi po vazhdon ende takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai ka ironizuar edhe me Qeverinë e Kosovës, duke përmendur shtyrjen e vizitave të disa ministrave.
“Do do të Qeverisë Kurti s’kanë mujt me shku atje, në të vërtetë nuk u është leju të shkojnë”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, Krasniqi po vazhdon vizitën e tij në ShBA, ku e ka takuar edhe emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Përveç tij, edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku po zhvillon një vizitë në ShBA, ku ka mbajtur takime në DASh, Kongres e Pentagon.
Mesazhi qendror i dy kryeopozitarëve nga këto vizita, ishte nevoja për bashkërëndim të hapave të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dhe Shteteve të Bashkuara.
Sipas tyre, Qeveria Kurti nuk duhet të rrezikojë marrëdhëniet me ShBA-në, të cilën e cilësuan aleat strategjikë të Kosovës.
Të tjera
-
“Reduktimet si rezultat i zhvillimit” Hamiti tallet me shefin e KOSTT-it: E vërtetë bos, veç zhvillimi s’po shihet se terr
Analisti Lavdim Hamiti është tallur keq me kryeshefin ekzekutiv të KOSTT-it, ...
-
Bedri Hamza pret ambasadorin zviceran: Kosova e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin e...
-
Presidentja Osmani dekreton njëzet e katër prokurorë të rinj
Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës ka ...
-
Kurti i ndan për vete “10 suksese”, ministrave iu thotë t’i gjejnë nga 5 e t’ua tregojnë qytetarëve
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e fundit të Qeverisë pë...
-
Hovenier: Partneriteti me SHBA-në është thelbësor për të ardhmen e Kosovës
Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier tha se Shtetet e Bashkuara janë të përk...
-
Policia e Kosovës mbyll një ndërmarrje në Mitrovicën e Veriut që vepronte si institucion paralel
Policia e Kosovës ka mbyllur më 27 dhjetor një tjetër institucion që vepronte...
-
Banorët e Prishtinës shokohen pasi marrin faturat e Termokosit, 300 euro për banesën 50 metra katrorë
Qindra euro kanë qenë faturat për ngrohje për disa qytetarë të Prisht...
-
Mbyllet afati për aplikim për votim jashtë Kosovës: 90 mijë e 860 kanë siguruar të drejtën, 18 mijë e 244 po shqyrtohen
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar periudhën 120-ditore për regjist...
-
Ja kur pritet të ekzekutohen pagat për sektorin publik dhe shtesat për fëmijët e pensionistët
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se sot po provojnë që të bëjnë ekze...
-
Rreth 60 aplikime për heqje dorë nga shtesat prej 100 euro, Murati: Numër minimal
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot kanë miratuar vendimin për ndarj...
-
Një pjesë e Kosovës me probleme me rrymë, Bajrami: Rezultat i qeverisë me ministra praktikantë, pa plan e vizion
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se situ...
-
Hetohet vdẹkja e një gruaje në Shtërpcë të Ferizajt
Raportohet se në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete një grua dje në S...