Lajme

Zëdhënësi i PDK-së: IKSHP në shërbim të politikës, dhanë njoftim skandaloz e të rrezikshëm

Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 04 August 2020

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, ka kritikuar rëndë Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

Kjo pas një deklarate që nga shumëkush u quajt skandaloze e këtij Instituti, që e lëshoj këtë të hënë, shkruan gazeta Infokus.

Aty, derisa sikur dukej që po mbronin Kryeministrin Avdullah Hoti, pasi doli pozitiv me COVID-19, nga akuzat e shumë qytetarëve e politikanëve, Instituti tha që “Gjithkush ka të drejtë të infektohet”.

-Advertisement-

E për këtë deklaratë, Bytyçi, po thotë që jo veç skandaloze por është edhe e rrezikshme.

“JO, nuk është e vërtetë që secili ka të drejtë që të infektohet.

Infektimi i qëllimshëm për veten apo për një palë të tretë-është vepër penale.

Njoftimi i IKSHP-së ka qenë skandaloz dhe i rrezikshëm. Jo vetëm që po dështojnë në administrimin e pandemisë qeveria Hoti, tash edhe Instituti më kredibil në shërbim të politikës po shpërndajnë informata në kundërshtim me udhëzimet e OBSh-së dhe vet ekspertëve të tyre, duke rrezikuar pa nevojë jetën e qytetarëve”, ka shkruar Bytyçi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera