Lajme

Zëdhënësi i PDK-së: Erdhi dita që një qeveri e Kosovës ta shpall SHBA-në armike

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 02 April 2020

Zëdhënësi i PDK0-së, Avni Bytyçi, po thotë që edhe si qytetarë por edhe si bursist i një prej programeve më prestigjoze të Departamentit Amerikan është shumë i shqetësuar me veprimet e Qeverisë së Kosovës.

Bytiçi po thotë q pas 20 viteve në liri, një zyrtare e Kabinetit të Kryeministrit po e akuzon SHBA-në se po e favorizon Serbinë para Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

“Si qytetar i këtij vendi, por edhe si bursist i njërit nga programet më prestigjioze të Departamentit Amerikan të Shtetit, Fulbright, jam i shqetësuar thellësisht me këtë diskurs destruktiv të Qeverisë në largim, në raport me Amerikën.

-Advertisement-

Është e pafalshme që pas 20 vitesh në liri, një zyrtare e lartë nga Kabineti i Kryeministrit, tanimë të shkarkuar, z. Kurti, e akuzon publikisht ShBA-në për trajtim të favorshëm të Serbisë karshi Kosovës, dhe akuzon ShBA-në për sabotim”, ka thënë Bytyçi.

“Erdhi dita që një qeveri e Kosovës ta shpall SHBA-në armike të vendit dhe interesit tonë, duke shënuar kështu pikën më të ulët të aleancës së shenjtë për ne, të Kosovës me Amerikën!”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera