Lajme

Zëdhënësi i PDK-së: Albin Kurti e Glauk Konjufca janë ideatorët kryesor të “Syri i Popullit”

Autori: Gazeta inFokus 17:34 | 22 January 2020

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, sot përsëriti një qëndrim të shefit të tij, Kadri Veselit e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, për të cilën iu ngrit kallëzim penal ndaj këtyre dyve nga dy kryesorët e Vetëvendosjes.

Deklarata thoshte se “Albin Kurti e Glauk Konjufca ishin mbrapa organizatës terroriste “Syri i Popullit””, shkruan gazeta inFokus.

E sot, të akuzuarit e këtij rasti u dënuan me burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës, derisa anëtari i Vetëvendosjes që ishte asamblist i kësaj partie në Prishtinë, Sadri Ramabaja, u dënua me 5 vite burgim për terrorizëm, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Këta madje thuhet që edhe posedonin listë me njerëz për t’i likuiduar me ata që i kishin shpallur tradhtarë, në mesin e të cilëve edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Bytycci po thotw se pas kwtij dwnimi, VV jo vecc qw nuk u distancua por i mbrojti veprimtarinw e grupit.

“Lëvizja Vetëvendosje jo vetëm se nuk u distancua nga veprimtaria e grupit terrorist “Syri i Popullit”, por sot e mori në mbrojtje dhe konfirmoi atë që dihej – se ajo e krijoi, e frymëzoi dhe e shtyri këtë grup të eliminojë me vrasje kundërshtarët politikë, duke filluar nga Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli”, ka thwnw Bytycci.

“Ideatorët kryesorë politikë e ideologjikë të këtij grupi janë Albin Kurti dhe Kryeparlamentari Glauk Konjufca. Madje, Konjufca, pos lidhjeve partiake, ka edhe lidhje familjare me njërin prej të dënuarve, Sadri Ramabaja”.

Madje, Bytycci me krejt kwtw punw lidhi edhe njw deklaratw tw mwhershme tw burrit tw Albulena Haxhiut, Alban Krasniqit, shkruan gazeta inFokus.

“Me të njëjtën logjikë si “Syri i Popullit”, bashkëshorti i Albulena Haxhiut, e propozuara e VV-së për Ministre të Drejtësisë, kishte ftuar publikisht për vrasjen e ish Kryeparlamentarit Kadri Veseli”.

“Fatkeqësisht, kur sot qytetarët prisnin nga VV distancim e kërkim falje nga kjo ieologji, ndodhi e kundërta – ata mbrojtën zyrtarisht këtë organizatë terroriste”.

“Është shqetësuese kur një parti që synon ta qeverisë vendin, madje, mbron anëtarët e organizatës terroriste “Syri i Popullit”, edhe pasi ata u dënuan”.

Megjithatw, Bytycci thotw qw mezi presin qw Vetwvendosje tw krijoj Qeverinw e PDK tw jenw opozitw.

“Sidoqoftë, Vetëvendosje le ta bëjë sa më parë Qeverinë dhe institucionet le të jenë sa më shpejt funksionale. Ne mezi presim t’ia nisim opozitarizmit dhe VV-në ta përballim me këtë temë, si dhe me shumë tema të tjera”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera