Lajme

Zëdhënësi i LVV-së, Tahirit pas sharjes: Nuk u dëgjua mirë, me gjasë ke harru me heq shurdhuesin

Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 28 April 2022

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, i ka reaguar Shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i cili sot në Kuvend ka sharë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se nuk është dëgjuar mirë.

“Abelardë-i nuk u dëgjua mirë, kishte harru me gjasë me e heq shurdhuesin”, ka shkruar Manxhuka.

-Advertisement-

Tutje, Manxhuka në një postim tjetër ka ndarë momentin kur shan deputeti Tahiri.

Deri në këtë situatë, Tahiri erdhi pasi u ngrit në këmbë ndërsa Haxhiu i thoshte “qetësohu”.

Ndërsa mundohej t’i përgjigjej Haxhiut nga vendi, Tahiri iu drejtohet deputetëve të LVV-së.

“Hajde ma shumë, ma shumë. A rob’t jua q***”.

Pjesa e shurdhuesit të cilën zëdhënësi i VV-së e ka përmendur ka ardhur pasi që në kohën kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, kabineti qeverisës e që drejtohej nga Abelard Tahiri, kishte blerë pajisje të cilat funksionojnë për ndaljen e zhurmës së armëve të zjarrit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera