Lajme

Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia mbështet pa kushte Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 31 May 2023

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka reaguar lidhur me ngjarjet në veriun e Kosovës.

Peskov tha se Rusia e mbështet pa kushte Serbinë.

“Duhet të mbrohen të gjitha të drejtat dhe interesat legjitime të popullatës serbe. Moska po e monitoron nga afër situatën”, tha ai.

-Advertisement-

Që nga e premtja serbët po protestojnë duke i kundërshtuar kryetarët e zgjedhur më 23 prill.

Të hënën protesta eskaloj, ku serbët u përleshen me ushtarët e KFOR-it.

Si pasojë 30 ushtarë u lënduan, e tre nga ta u plagosën nga arma e zjarrit.

Për shkak të situatës, NATO i ka dislokuar 700 pjesëtarë shtesë.

Protesta ende po vazhdon, derisa situata paraqitet e qetë.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka vënë në gatishmëri ushtrinë serbe dhe ka urdhëruar njësitë ushtarake të avancojnë drejt kufirit.

Rusia nga ana tjetër ka fajësuar Kosovën dhe vendet perëndimore për përshkallëzimin e tensioneve, shkruan Reuters përcjell Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera