Lajme

Zëdhënësi i Kremlinit: Ja si mund të ndalet lufta në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 07 March 2022

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov thotë se Rusia mund të ndërpresë operacionet e saj luftarake në Ukrainë nëse kjo e fundit plotëson kushtet e saj. Ai thekson se Rusia nuk këmbëngul të bëjë pretendime të mëtejshme territoriale ndaj Ukrainës.

Sipas tij, një ndër këto kushte është edhe fakti që Ukraina duhet ta njohë Krimenë si ruse dhe Donetsk dhe Luhansk si shtete të pavarura.

Peskov shtoi se Ukraina duhet të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të refuzojë pretendimet për të hyrë në çdo bllok, si NATO apo blloqe të tjerë.

-Advertisement-

Nëse plotësohen këto kushte, tha ai, veprimet ushtarake ruse do të ndalen në një moment dhe do të përfundojë “çmilitarizimi” i Ukrainës nga Rusia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera