Lajme

Zëdhënësi i KEDS-it: Pastrohuni nga dy veta, kurseni rrymën

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 28 September 2022

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, sot në “Frontal” të T7, ka dhënë një propozim për të kursyer energjinë elektrike në kohë krize.

Për të mos shpenzuar shumë energji, Buzhala thotë se në të njëjtën kohë të pastrohen nga dy persona.

“Nëse Gjermani dhe Zvicra thotë lanu nga dy vetë përnjëherë, atëherë pse mos t’iu themi edhe ne. Ata bojlerë mos i shpenzoni komplet, por shpenzoni pak më pak, sepse atëherë kemi të gjithë”, tha Buzhala sot në “Frontal”.

-Advertisement-

Ai tha bojlerët janë shpenzuesit më të mëdhenj pas ngrohjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera