Lajme

Zëdhënësi i del në krah Kurtit për reagimin rreth Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 17 November 2020

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka reaguar pas deklaratave se lideri i kësaj partie është vonuar për të shprehur qëndrimin e tij rreth aktakuzave të ngritura të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Kryeziu tha se të tjerëve u janë dashur dy javë që të kuptojnë e të pajtohem me qëndrimet e Kurtit qëi ka pasur përgjatë pesë vjetëve të fundit.

“Albin Kurtit nuk i janë dashur dy javë për t’i përmbledhur qëndrimet e tij të para pesë vjetëve dhe përgjatë pesë vjetëve për Gjykatën Speciale. Dy javë u janë dashur të tjerëve, e sidomos këto dy javë, që ta kuptojnë e të pajtohen me atë që z. Kurti dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! kanë thënë që para pesë vjetëve e përgjatë pesë vjetëve”, ka shkruar Kryeziu.

-Advertisement-

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një konferencë për media ka kërkuar bashkim për ta mbrojtur luftën çlirimtare si tërësi duke mos i ndarë në emra të veçantë. Ka thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi nuk kanë bërë luftë kriminale dhe as nuk kanë pasur qëllim të kontrollojnë gjithçka në kohën e luftës. Ky është pozicioni i ri i ish-Kryeministrit Kurti në raport me dy ish-udhëheqësit e UÇK’së Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin për të cilët qe 20 vjet lëshon akuza se kanë kryer vepra penale pasluftës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera