Rajoni dhe Bota

Zbutja e varfërisë, strategji konkrete dhe me rezultate

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 26 October 2020

Instituti i të Drejtave të Njeriut i Universitetit Jugperëndimor të Shkencës Politike dhe Ligjit ne Kine ka analizuar rolin e zhvillimit industrial ne rajonin e Xinjiang-ut në zgjidhjen e çështjes së punësimit të shtresës së varfër të popullsisë dhe bëri një hetim të ndërthurur në terren me sondazhe, pyetësorë e intervistime të hollësishme për të kuptuar thellësisht gjendjen konkrete të punëtorëve ne kete rajon.

Bazuar në rezultatet e sondazhit, grupi studimor arriti në përfundimin se perpjekjet e vazhdueshme te qeverisë kineze për zbutjen e varfërisë përmes punësimit janë një masë e rëndësishme për të përmbushur kërkesat përkatëse të Kombeve të Bashkuara si dhe në përputhje të plotë me kërkesat e konventave ndërkombëtare.

Politika për zbutjen e varfërisë në rajonin e Xinjiang-ut është përshtatur me gjendjen e veçantë dhe nevojat e shtresës së varfër të popullsisë. Politika për lehtësimin e varfërisë përmes punësimit ka luajtur një rol të rëndësishëm në çrrënjosjen e varfërisë në rajonin e Xinjiang-ut.

Po ashtu, kjo politikë duhet të ecë me hapin e kohës në drejtim të mekanizmit të punës, transformimit dhe përditësimit industrial, këputjen e zinxhirit të transmetimit të varfërisë te brezi tjetër, po ashtu në rrafshin e përmirësimit shoqëror, ekologjik, shërbimet kulturore dhe publike, për të siguruar më tej pjesëmarrjen dhe zhvillimin e barabartë të të gjitha pakicave kombëtare, që ato të ndajnë frytet e zhvillimit ekonomik kombëtar dhe të jetojnë së bashku një jetë të lumtur dhe të begatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera