Lajme

Zbutet pandemia në Kosovë, ky është raporti 24 orësh

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 03 May 2021

Në 24 orët e fundit edhe katër persona kanë humbur jetën nga virusi COVID-19 në vend ndërsa edhe 101 të tjerë kanë rezultuar pozitiv.

Sipas IKSHPKS-së deri më tani në Kosovë nga ky virus kanë humbur jetën   2 mijë e 187 qytetarë ndër raste aktive janë edhe  7 mijë e 983.

“421 TË SHËRUAR DHE 101 RASTE ME COVID-19!

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.052 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 101 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (82 vjeç), Prizren 1 rast (63 vjeç), Suharekë 1 rast (59 vjeç), Vushtrri 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 105.636 raste nga 541.762 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.187 raste të vdekjes”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera