Lajme

“Zbutet” Macron, për herë të parë shkruan deklaratë në gjuhën turke

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 19 September 2020

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron për herë të parë nga llogaria e tij në Twitter ka përcjellë një mesazh në gjuhën turke.

Macron shkruan në turqisht: “Në Ajaccio i dërguam Turqisë një mesazh të qartë; të rihapim një dialog të përgjegjshëm me qëllim të mirë dhe jo naiv. Kjo thirrje tani është gjithashtu edhe një thirrje e Parlamentit Evropian. Me sa duket edhe është përcjellë. Le të përparojmë”, shkroi Macron.

Më 24-25 shtator në Bruksel do të mbahet Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian (BE) ku tensioni mes Turqise dhe Greqise ne Mesdheun Lindor do të jetë në mesin e pikave të nxehta të rendit të ditës.

-Advertisement-

Javën e kaluar në Ajaccio të Korsikës u mbajt Samiti i vendeve të Evropës Jugore, anëtare të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera