‘Zbutet’ dënimi, jo pesëqind por 40 euro gjoba për veturat që ecin në rrugën “Xhorxh Bush”

Autori: Gazeta inFokus
22:16 | 16 January 2023
Jo 500 euro, por dënimi për mos e respektimin e shenjës së trafikut në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet është 40 euro.
Në fakt ky është dënimi i përcaktuar me ligj e jo siç tha të premten e 14 Janarit, drejtori i shërbimeve publike, Ilirik Musliu, se gjoba për shkelje të tillë është 500 euro.
Sylejman Halili, shef i operativës në njësinë e trafikut në polici për regjionin e Prishtinës, deklaroi se hyrja me veturë në këtë shesh dënohet me 40 euro ndërsa tejkalimi i kolonës në vijë të plotç gjobitet me 150 euro dhe marrje të patentë shoferit.
“Në rrugën ‘Xhorxh Bush’ është vijë e plotë, d.m.th është ndalim i tejkalimit. Në momentin kur shoferi tejkalon në atë rrugë atëherë i shqiptohet fletëparaqitja dhe gjoba 150 euro dhe i konfiskohet për tre muaj patent shoferi”, deklaroi ai në Klan Kosova.
“Për mosrespektim të shenjës së trafikut tashti e jep ligji i trafikut, d.m.th është 40 euro, jo 500 euro”, tha ai.
Policia ka shpërndarë 100 gjoba prej 40 eurove nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Të tjera
-
Udhëto tani drejt Memmingen nga Prishtina me oferta speciale!
Udhëto tani drejt Memmingen nga Prishtina me oferta speciale! Me Prishtina...
-
Moment i sikletshëm për deputeten e Nismës: Rrëzohet në hollin e Kuvendit
Deputetja e Nismës, Arbresha Krasniqi, është rrëzuar sot në hollin e Kuvendit...
-
Instituti i Shëndetit Publik: Goditja në tru, rrezik real gjatë valës së të nxehtit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar për ndikimin negativ q...
-
Time Kadrijaj nesër përfaqëson AAK-në në takimin e ftuar nga Kurti
Aleanca për Ardhmërin e Kosovës nesër do të marrë pjesë në takimin e përbashk...
-
Qeveria ndan 4 milionë euro për subvencionimin e policave të sigurimit për mërgimtarët nga 1 korriku
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme miratoi Propozim-vendimin për ndarjen ...
-
Kosovës i shtohen edhe 350 rekrutë të rinj të FSK-së
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka certifikuar sot 350 rekrutë të rinj. ...
-
Ngritet aktakuzë për krime lufte në Gjakovë
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R...
-
Gruda: PDK s’merr pjesë për votim të fshehur, është jokushtetues
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka thënë se ata nu...
-
Partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
Të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës kanë konfirm...
-
Edhe PDK-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim me Kurtin
PDK-ja e ka konfirmuar pjesëmarrjen në takim me Albin Kurtin. Abelard Tahi...
-
Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm
Deputetja e sapo betuar e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajra...
-
Ndërpritet seanca, shkak takimi i ftuar nga Kurti
Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit...