Rozë

Zbuloni si reagon moderatorja e njohur kur i këndojnë “Kush të ndau prej meje” (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 10 January 2022

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka festuar një ditë më parë 30-vjetorin e lindjes. Ndryshe nga vitet e tjera, kësaj radhe ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut.

Fillimisht vëmendje të madhe nga dita e djeshme mori parashuta që fluturoi mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”, ku shkruhej data e saj e lindjes “9 janar”. E sigurisht që kjo ishte për ish-partnerin e saj, Donald Veshaj, i cili u duk se u emocionua nga kjo.

Më pas në rrjetet sociale u bë menjëherë virale një video, në të cilën shfaqen këngëtarët Klajdi Haruni e Bruno, teksa shihet ky i fundit duke i kënduar këngën e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”.

-Advertisement-

Moderatorja ka reaguar menjëherë, ku gjatë këndimit të kësaj këngë ajo tenton të largohet nga Bruno.

Kjo video ishte realizuar në një festë të organizuar nga një mike e saj, në të cilën merrnin pjesë emra të njohur të showbiz-it shqiptar si Inis Gjoni, Semi Jaupaj e plot të tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera