Zbuloni si ndikon aktiviteti fizik në uljen e kolesterolit
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 02 June 2021
Njerëzit që vuajnë nga kolesteroli i lartë janë plotësisht të ndërgjegjshëm, në shumicën e rasteve, për rëndësinë e humbjes së peshës së tepërt trupore dhe ushqyerjes së shëndetshme. Në betejën kundër kolesterolit të lartë ka edhe një faktor që nuk duhet neglizhuar kurrë: aktiviteti fizik.
Aktiviteti fizik, sipas ekspertëve, ka një ndikim shumë domethënës duke ulur nivelet e triglicerideve dhe duke rritur nivelin e kolesterolit të mirë.
Si Ndikon Aktiviteti Fizik Në Uljen e Kolesterolit?
Për shumë vite me rradhë, ekspertët nuk kanë qenë fort të vëmendshëm mbi mënyrën se si ndikon aktiviteti fizik tek niveli i kolesterolit, duke përqendruar dijet e tyre tek ushqyerja dhe mbipesha. Megjithatë, studimet e njëpasnjëshme për këtë çështje kanë nxjerrë në pah fakte interesante. Kolesteroli i mirë shërben si fshesë për enët e gjakut duke hequr kolesterolin e keq.
Kur njerëzit kryejnë aktivitet fizik për 40 minuta tre deri në katër herë në ditë, nivelet e kolesterolit të mirë rriten me 2-3 pikë në tetë javët e para. Dhe si në çdo gjë tjetër, sa më shumë aktivitet fizik të bëjë njeriu, aq më efikas do të jetë kolesteroli i mirë në pastrimin e enëve të gjakut. Aerobia, vrapi dhe çiklizmi për 12 javë me rradhë mund të rrisin nivelet e kolesterolit në gjak me 4.6 përqind ndërsa ai i triglicerideve bie me 3.7 përqind. Kolesteroli i keq, falë këtyre ushtrimeve, bie me 5 përqind.
Ushtrimet me intensitet të lartë fizik janë ideale për rënien nga pesha por edhe për uljen e kolesterolit të keq. Ushtrimet që kanë të bëjnë me forcën muskulare, janë gjithashtu të rëndësishme për të ulur kolesterolin e keq dhe rritur atë të mirë. Ekspertët rekomandojnë ushtrime me intensitet të lartë të paktën dy herë në javë. Ngritja e peshave tre herë në javë për 40-50 minuta në seancë ofron rezultate shumë të mira në përmirësimin e të dhënave të kolesterolit dhe triglicerideve.
Të tjera
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...