Lifestyle

Zbuloni metodën për të zhdukur një herë e mirë lagështinë në shtëpinë tuaj

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 26 October 2023

Lagështia e tepërt në shtëpinë tuaj mund të jetë e dëmshme për shëndetin tuaj.

Ky është një problem me të cilin përballen mijëra familje, veçanërisht në këtë periudhë të vitit. Në fakt, rreth një në pesë shtëpi ka një problem lagështie. Ndonjëherë problemi mund të zgjidhet vetëm duke përmirësuar strukturën e ndërtesës, ose duke përdorur zgjidhje të shtrenjta, si përdorimi i një dehumidifikuesi, pajisje që largon lagështinë e tepërt nga ajri ose instalimi i ventilatorëve. Megjithatë, ka disa mënyra që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e problemit. Nicholas Donnithorne, menaxher britanik i shërbimeve teknike në Rentokil, shpjegoi se teoria është e thjeshtë.

Sa më pak lagështi të prodhoni në shtëpi, aq më pak kondensim do të krijohet. Prandaj mendoni se si do ta largoni lagështinë gjatë punëve të përditshme. Hapja e dritareve gjatë gatimit dhe bërja e dushit me dritaren hapur do të ndihmojë. Po kështu edhe tharja e rrobave të lagura në banjë me dritare të hapur, sepse ndihmon që lagështia të dalë jashtë, që do të thotë se nuk do të qëndrojë në shtëpinë tuaj. Gjithashtu, nëse mundeni, duhet ta mbani konstante temperaturën në shtëpi.

-Advertisement-

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon 18-20°C si temperaturë të mirë, me lagështi relative 50-60%. Në sezonin e dimrit jeni koshientë që cilësia e ajrit përkeqësohet dhe kjo ndodh sepse dritaret dhe dyert mbahen të mbyllura për të ruajtur nxehtësinë. Nëse ajri në atmosferën e brendshme është i ndotur, mund të ndikojë ndjeshëm në shëndetin tuaj dhe të shkaktojë sëmundje të ndryshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera