Lifestyle

Zbuloni ditën më të keqe të javës për një takim të parë…

Autori: Gazeta inFokus 12:46 | 07 August 2023

Sipas Match, aplikacionit për takime romantike, e shtuna është ndoshta dita më e keqe për të planifikuar një takim të parë. Ekspertët ndërkaq rekomandojnë të mërkurën ose të enjten mbrëma.

“E shtuna është e keqe për takimet e para. Duke supozuar se punoni, nga e hëna në të premte nga ora 9 e mëngjesit deri në 17:00, tashmë jeni jashtë ditëve të javës, dukeni mirë dhe nuk po e bëni vetëm për një takim të parë”,-tha ekspertja e takimeve Charlotte në “TikTok”.

Ajo shtoi se në fundjavë do të visheshe enkas për atë takim. Gjithashtu, gjatë ditëve të javës, veçanërisht nga e hëna deri të enjten, ka të ngjarë të ketë më shumë vende në restorante.

-Advertisement-

Do të pendoheni për humbjen e një dite pushimi, ndërsa një takim i rastësishëm i keq të martën do të harrohet gjatë muajit tjetër.

Ekspertja tjetër Hayley Quinn, i mbështet këto pretendime dhe thotë se disa ditë janë më të mira se të tjerat. Ajo u shpreh se duhet të synoni për të mërkurën ose të enjten mbrëma, ose të dielën pasdite. Ndërkaq, sipas një studimi, djemtë që zgjedhin që takimet e para të jenë në vende të mira, kanë një synim më afatgjatë për marrëdhënien.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera