Zbuloni cilat janë mënyrat e duhura për të marrë hekurin në mëngjes
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 08 June 2021
Mungesa e hekurit në organizëm mund të jetë për shkaqe të ndryshme, ku përfshihet keq ushqyerja, sëmundjet kronike, mosha dhe gjinia. Trupi e përdor hekurin për të prodhuar hemoglobinë, e cila transferon oksigjenin në të gjithë trupin. Mungesa e hekurit nënkupton më pak oksigjen në organizëm dhe fillimin e anemisë.
Pavarësisht përpjekjeve tuaja për të shtuar më shumë hekur në organizëm, është e mundur që disa vitamina mund të funksionojë kundër jush. Por ka disa mënyra të thjeshta për të përfituar sa më shumë prej suplementeve të hekurit, i zbuloni më poshtë.
Merrni suplementin e hekurit me stomak bosh
Opsioni më i mirë në këtë rast është të merrni suplementin e hekurit me stomak bosh, kështu trupi do ta thithë më mirë atë.
Shmangni marrjen e suplementit të hekurit me ushqime me kalcium ose me shumë fibra
Nëse zbuloni se marrja e hekurit esëll ju shkakton shqetësime në stomak, është mirë të konsumoni pak ushqim. Por nëse jeni duke marrë një suplement hekuri në mëngjes dhe mëngjesi juaj është i pasur me produkte të cilat përmbajnë kalcium, atëhere ai mund të pengojë aftësinë e trupit tuaj për të thithur hekurin Në rastin ideal është mirë të prisni rreth 2 orë para se të konsumoni produkte të pasura me kalcium si qumështi, djathi ose kosi. Ju gjithashtu duhet të shmangni ushqimet me shumë fibra, si drithërat integrale, perimet e papërpunuara, krundet, si edhe pijet me kafeinë kur merrni hekur.
Kosnumoni produkte me Vitaminë C
Merrni hekur me diçka të pasur me vitaminë C, si lëngu i portokallit, i cili mund të ndihmojë organizmin në përthithjen e hekurit.
A duhet të vazhdoni të merrni hekur në mëngjes?
Në keni mungesë hekuri në organizëm apo po përpiqeni të trajtoni probleme si anemia, atëherë është mirë t’i merrni seriozisht masat e mësipërme. Këshillohuni me mjekun tuaj dhe bëni teste gjaku, për t’u siguruar që nivelet e hekurit po rriten në bazë të regjimit tuaj ushqimor dhe shtesave të suplementeve.
Sidoqoftë, nëse jeni duke marrë një multivitaminë me hekur dhe nivelet tuaja të hekurit janë normale, nuk keni nevojë të jeni aq të kujdesshëm për mënyrën sesi i merrni këto shtesa. Edhe pse shtesat kanë vendin e tyre, ushqimi është zakonisht mënyra më e mirë për t’i dhënë trupit tuaj atë që i nevojitet. Ngrënia e ushqimeve të pasura me hekur, duke përfshirë mishin, produktet e detit, drithërat, fasulet, arrat dhe rrushin e thatë, mund t’ju ndihmojë të plotësoni nevojat tuaja ditore.
Të tjera
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë positive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...
-
Psikiatër, ateist, urrente islamin dhe mendonte ta shpëtonte Gjermaninë – Ky është profili i sulmuesit në Gjermani
Sipas informacioneve të para, Taleb A., i dyshuari i arrestuar për sulmin në ...
-
Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se më 20 dhj...
-
Hynë ilegalisht në Kosovë, pesë shtetasit e Serbisë shoqërohen në Polici
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia policore kanë ndaluar një veturë...
-
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në tregun e Krishtlindjeve në Gjermani
Numri i të vdekurve nga sulmi me veturë në një treg të Krishtlindjeve në qyte...
-
Partia gjermane që synon t’i fitoj zgjedhjet, AdD, dëshiron që Gjermania të dal nga BE
AfD, në pjesë të saj ekstremiste e djathtë ka deklaruar në manifestin e saj e...
-
Lehtësohet gjendja në pikëkalimet kufitare, pritja në kolonë deri në gjysmë ore
Kolonat e krijuara në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin ...