Zbuloni cilat janë disa nga mënyrat më të dëmshme për të humbur peshë
Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 28 September 2021
Nga eleminimi i peshës me anë të lëngjeve dhe deri tek dietat me supë, ka mjaft taktika që premtojnë t’ju ndihmojnë të humbisni peshë sa më shpejt. Por shumica prej tyre janë joefektive dhe në disa raste mund të kenë pasoja të rënda shëndetësore. Nëse iu janë dashur muaj apo edhe vite për të fituar atë peshë të padëshiruar, nuk mund të prisni ta humbisni brenda ditës. Duke u bazuar në këshillat e dietologëve, ju njohim me disa nga mënyrat jo të shëndetshme që shumë njerëz përdorin për të humbur peshë.
Dieta juaj bazaohet vetëm tek lëngjet
Një dietë që bazohet vetëm tek konsumi i lëngjeve mund t’ju ??bëjë të ndiheni më të lehtë dhe të pastrojë organizmin. Duke qenë se lëngjet kanë pothuajse zero proteina, ju do të arrini të humbisni vetëm peshën e ujit dhe masën muskulore, por jo dhjamin. Dhe sapo të ktheheni tek ushqimi i ngurtë, ato kile do të grumbullohen përsëri.
Po eleminoni vaktet
Edhe pse eleminimi i vakteve mund të jetë një mënyrë e thjeshtë për të ulur marrjen e kalorive, efektet negative nuk mungojnë. Kjo mënyrë mund të bëjë që të konsumoni më tepër ushqim gjatë një vakti të caktuar. Dhe kjo mund të shtojë kile të padëshiruara rreth barkut.
Po ndiqni një dietë pa gluten
Nuk ka ende asnjë provë shkencore që tregon se një dietë pa gluten do t’ju ndihmojë të dobësoheni. Në fakt, mund të bëjë të kundërtën! Prodhuesit shtojnë në produkte yndyrna shtesë, kripë dhe sheqer, për të kompensuar aromën dhe strukturën e glutenit që mungon. Kështu që këto ushqime shpesh janë më të larta në kalori.
Konsumoni uthull para çdo vakti
Disa zbulime tregojnë se uthulla rregullon nivelet e sheqerit në gjak dhe nxit ndjesinë e ngopjes. Por konsumi i lëngjeve me shumë acid si uthulla mund të irritojë fytin dhe stomakun, prandaj nuk duhet të konsumohet rregullisht. Ekspertët rekomandojnë që ta përdorni atë në sallata ose në ushqime të tjera, në vend që ta pini çdo ditë.
Po eleminoni yndyrën
Ndalimi i të gjitha formave të yndyrës, përfshirë edhe ato të shëndetshmet si vaji i ullirit ose avokadot, mund të ketë efekte negative në shëndetin tuaj. Nëse nuk merrni sasinë ditore që trupit i nevoitet, ju mund të keni lëkurë të thatë, të ndieni më tepër uri dhe lodhje mendore.
Keni ndëprerë grupe të tëra ushqimesh
Edhe pse mund të duket sikur ndërprerja e karbohidrateve ose sheqerit do të jetë përgjigjja e problemeve tuaja me peshën, nuk është kështu! Çdo grup ushqimi përmban lëndë ushqyese jetësore që trupave tanë u duhen për të funksionuar. Prandaj nëse doni të humbisni peshë e gjitha ka të bëjë me ekuilibrin.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...