Zbuloni çfarë i ndodh organizmit nëse konsumoni 1 lugë mjaltë herët në mëngjes
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 21 December 2021
Mjalti i dhuron natyralisht fuqi organizmit, ai është antioksidant dhe armik i mikrobeve Nisja e një dite të mbarë dhe të shëndetshme nis me patjetër nga kuzhina. Mënyra se si dalim nga shtëpia në mëngjes për t’u nisur në punë ndikon në mënyrë të pavetëdijshme në humorin tonë përgjatë gjithë ditës.
Nuk është aspak i panjohur fakti që shumica e shqiptarëve dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes duke i shkaktuar organizmit drobitje dhe dobësi që në nisje të ditës. Jo vetëm mjekësia popullore por edhe studime të ndryshme vlerësojnë se nisja e ditës duke konsumuar një lugë të vogël me mjaltë është mënyra ideale për t’i dhënë fuqi dhe energji organizmit përgjatë gjithë ditës.
Vlerat e Mjaltit për Organizimin
Mjalti ka një përdorim të gjërë dhe jo vetëm si ëmbëlsues. Përpara shpikjes së antibiotikëve, mjalti përdorej gjërësisht për të trajtuar plagët apo djegiet e lëkurës. Ai është përdorur edhe për të zbutur kollën ose si maskë lëkure. Që në lashtësi, mjalti konsiderohej si një ushqim i rëndësishëm për atletët dhe njerëzit që kryenin aktivitete fizike. Por nga ana tjetër, nënat e dinë se mjalti është i rrezikshëm për fëmijët nën moshën 1 vjeçare, sepse shkakton botulizëm. Mjalti përmban sasi të vogla proteine, folati, vitamine C dhe vitamina të tjera të rëndësishme. Vlerat më domethënëse të mjaltit vijnë nga mineralet që ai përmban.
Mjalti si një “multivitaminë”
Të dhënat e referuara nga AgroWeb.org për mjaltin provojnë se në 28 gramë mjaltë gjendet 14% e dozës së rekomanduar të manganit (bazuar në nivelin e ushqyerjes prej 2000 kalorish në ditë) dhe 8% të hekurit. Mangani dhe hekuri janë dy mineralet thelbësore, për të cilat trupi ka nevojë të luftojë sëmundjet dhe të funksionojë mirë.
Mjalti është antioksidant, antibakterial dhe armik i mikrobeve. Ai është i mbushur me vitamina dhe minerale. Nëse do të zgjidhnim një term tjetër për të përshkruar mjaltin, ai me siguri do të ishte “multivitaminë.” Mjalti mund të përdoret për të forcuar energjinë, sistemin imunitar, pakëson alergjitë, zbut kollën, fytin e lënduar dhe lufton infeksionin.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...