Zbuloni çfarë duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi
Autori: Gazeta inFokus 09:15 | 12 April 2021
Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e saj. Dhimbja e mesit dhe e shpinës është një shenjë paralajmëruese për anomalitë e shtyllës kurrizore dhe shpesh vjen si pasojë e qëndrimit jo të rregullt të trupit.
Në ditët e sotme, shumica e trajtimeve për dhimbjen e mesit dhe të shpinës kanë të bëjnë me medikamente siç është aspirina apo qetësuesit e ngjashëm, por disa syresh janë shumë më të rënda dhe kanë efekte anësore. Në shumë raste, dhimbja e mesit shfaqet që në mëngjes, duke ndikuar në performancën fizike të ditës.
Çfarë Duhet Të Bëni Nëse Zgjoheni Me Dhimbje Mesi
Ekspertët këshillojnë trajtimet e mëposhtme për tu ndier më mirë.
Kompresat
Sipas ekspertëve, ju duhet të përdorni kompresa të ftohta e të ngrohta duke i alternuar. Secila prej kompresave duhet mbajtur për 10 minuta.
Medikamentet
Nëse keni dhimbje mesi që në mëngjes, pas buke mund të merrni një ilaç kundër inflamacionit. Barna të tilla ndihmojnë në menaxhimin e dhimbjeve. Pas këtyre dy këshillave praktike duhet të krijoni kushtet e duhura për mirëqenien e shpinës në mënyrë afatgjatë.
Dysheku problematik
Ka raste kur dhimbjet e mesit nxiten edhe nga një dyshek jo i mirë. Investoni në një dyshek që mundëson një mbështetje të mirë për të gjithë shpinën. Kur shtriheni, shpina duhet të qëndrojë e drejtë dhe jo e përkulur.
Pozicioni i Duhur Në Makinë Dhe Para Kompjuterit
Njerëzit që përdorin makinën, duhet të sigurohen që të kenë një pozicion të drejtë të shpinës,. Sedilja duhet mbajtur në një kënd 100 gradë dhe pjesa e ijeve duhet të qëndrojë e mbështetur në fund të sediljes. Nëse qëndroni gjatë në makinë jepini vetës kohë për tu shtriqur. Nëse qëndroni për shumë kohë përpara kompjuterit, qëndroni drejt dhe sigurohuni që shikimi juaj bie direkt në mes të ekranit. Çdo gjysëm ore duhet të sigurohuni që po qëndroni drejt.
Këpucët e Duhura
Ekspertët këshillojnë që të investoni në këpucët e duhura që ofrojnë mbështetje për këmbët, ijet dhe shpinën. Këpucët e duhura, pengojnë lodhjen e muskujve dhe manifestimin e dhimbjeve në zona të tjera të trupit./AgroWeb
Të tjera
-
Serbia dënon Shqiprim Arifin me rreth 500 euro pse vendosi flamurin kombëtar për 28 Nëntor
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, është dënuar me 55.000 dina...
-
Rasti “Reflektori”, Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër gjashtë personave
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë persona...
-
Karabinierët italianë trajnojnë Policinë Ushtarake të FSK-së
Gjatë ditës së sotme, karabinierët italianë kanë trajnuar policinë ushtarake ...
-
Guvernatori i BQK’së takohet me zyrtarë të Bankës Botërore, flasin rreth përgatitjeve për aplikimin e BQK-së për anëtarësim në SEPA
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me zyrt...
-
Reuten: Jankoviq të lirohet menjëherë nga autoritet serbe, frikësimi duhet të ndalohet
Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka thënë se arrestimi i zëvendësdrejtori...
-
Sveçla: 1 mijë e 498 kosovarë janë ndaluar e maltretuar nga Serbia
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se bashkë me Ministre...
-
“Disa persona ma kanë blloku ligjëratën”: Xhevat Krasniqi s’lejohet ta mbajë ligjëratën, telefonon Policinë
Pas shumë protestash e bllokadash, sot Lëvizja Feministe Studentore bllokoi e...
-
Gjykata merr vendim ndaj adminit të “Albkings”, Edvin Nevzati
Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelo...
-
Aksident mes dy veturash në rrugën “Luan Haradinaj”, pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash mes dy veturash në rrugën ...
-
Bërnabiqi për ndalimin e policëve kosovarë: Cenuan rendin kushtetues të Serbisë
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, ka komentuar ndalimin e pjesët...
-
Kurti: Vuçiq është kryemafioz i shtetit që u trimërua nga mungesa e sanksioneve
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mungesa e sanksioneve ndaj Se...
-
Vajza e Sanduloviqit flet për kërcënimet: Më kanë përcjellur në rrugë, çdo ditë është një rrezik potencial
Vajza e politikanit serb , Nikolla Sanduloviq , Klara Sanduloviq duke folur p...