Zbuloni arsyet pse problemet me gjumin rrisin rrezikun e tensionit të lartë

Autori: Gazeta inFokus
11:11 | 17 September 2021
Tensioni i lartë i gjakut është një nga rreziqet që i kanosen njeriut nga mungesa e një gjumi cilësor. Studime të reja shkencore, tregojnë se pagjumësia, sjell një rrezik të madh të tensionit të lartë. Një prej këtyre studimeve analizoi problemet me gjumin të 200 njerëzve të prekur nga pagjumësia kronike. Pagjumësia kronike është një term që përshkruan vështirësinë e vazhdueshme në të fjetur për më shumë se 6 muaj.
Në studim u përfshinë edhe 100 njerëz që nuk kishin probleme me gjumin. Të gjithë pjesëmarrësit duhej të flinin në drekë. Shkencëtarët matën kohën që u duhej atyre për të fjetur. Të dhënat konfirmuan se njerëzit me pagjumësi kronike të cilëve iu duhej më shumë se 14 minuta për të fjetur, ishin 3 herë më të rrezikuar nga tensioni i lartë. Sa më shumë kohë ju duhet njerëzve që t’i zerë gjumi, aq më i madh është rreziku i tensionit të lartë.
Pagjumësia kronike ka ndikim tek njeriu gjatë gjithë ditës. Njerëzit e prekur nga pagjumësia, ata që e kanë të vështirë të flenë pa ndërprerje apo ata të cilët i zë gjumi me vështirësi, e kanë të pamundur të flenë edhe gjatë ditës. Ndonëse të pagjumë, ata janë të lodhur, por nuk qetësohen dot dhe janë shumë aktivë. Këshilla është të përpiqeni të keni një regjim sa më të mirë gjumi.
Problemet Me Gjumin Dhe Tensionin Prekin Më Shumë Gratë
Gratë janë më të prekura nga problemet me gjumin. Kjo ndodh jo vetëm për shkak të volumit të punës. Ndodh edhe prej ndryshimeve hormonale jo vetëm në muaj, por gjatë gjithë jetës. Studime të tjera thonë se gratë që përjetojnë probleme sado të vogla me gjumin, kanë tension më të lartë. Sipas studimeve, ndonëse gratë mund të plotësojnë sasitë e orëve të gjumit, shqetësimet më të vogla gjatë natës rrisin rrezikun e tensionit të lartë./AgroWeb

Të tjera
-
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe personat me sëmundje kronike
Këtë vikend do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Instituti Hid...
-
Trump për përmbytjet në Teksas: 135 të vde*kur, dhjetëra fëmijë të zhdukur, situatë që nuk e kam parë kurrë
Presidenti amerikan Donald Trump sapo ka përditësuar bilancin tragjik në Teks...
-
Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj
Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë s...
-
Gazetari Dakaj: BIRN i Jeta Xharrës ka marrë mbi 2 milionë euro nga RTK
Në një reagim të publikuar në profilin e tij zyrtar në Facebook, gazetari dhe...
-
Realizohet Kursi i Liderit Luftarak, ushtarët e FSK-së pajisen me aftësi praktike dhe njohuri taktike
Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në Komandën e Doktrinës dhe S...
-
Përgjimet e reja të Bllacës:”Nëse s’më ndihmon EULEX-i, më ndihmojnë serbët – viktimat janë të tyre”
Përgjimet e publikuara në ‘Debat Plus’ dëshmojnë se Zdenka Pumper jo vetëm që...
-
Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij në kërkim policor për “sul*m të rëndë”
Moderatori Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij janë në kërkim policor. Siç më...
-
Dardan Berisha, kandidat i PDK-së për kryetar të Suharekës
Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për k...
-
Trump tha se parandaloi një su*lm nga Serbia – Osmani e konfirmoi, NATO s’ka koment
Presidenti amerikan, Donald Trump, në disa paraqitje të tij publike ka përmen...
-
Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane
Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka përkujtuar vik...
-
Mori kritika të shumta, RTK i ndalë komentet te reagimi i Blerim Haxhiajt
Publikimi i reagimit të gazetarit Blerim Haxhiaj pasi përfitoi financiarisht ...
-
Ambasadori i SHBA-së në NATO në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, Bajrami tregon çka folën
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka pritur sot në një takim ko...