Lifestyle

Zbulon që gruaja ishte burrë pas 19 vitesh martesë

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 15 November 2017

Një shtetas belg u nda nga gruaja e 19 viteve i tmerruar, pasi zbuloi se ajo kishte lindur mashkull.

64-vjeçari, i identifikuar nga mediat vendase vetëm me emrin e tij Jan, në një intervistë tronditëse zbuloi se kurrë nuk kishte pasur dyshime se gruaja e tij mund të kishte ndryshuar gjini. Belgu mësoi të vërtetën pas dy dekadash, vetëm pasi për këtë i tregoi një kushëri i gruas indoneziane.

Në një intervistë për të përditshmen “Nieuwsblad”, Jan rrëfeu: “Martesa ime e dytë ishte drejt fundit dhe kur e njoha, u dashuruam shumë shpejt. Ajo ishte një vajzë tërheqëse dhe me një feminilitet të spikatur. Në atë kohë ishte vetëm 27 vjeç dhe e pyeta nëse donte të kishte fëmijë. Përgjigja e saj ishte negative dhe diçka e tillë më gëzoi, pasi unë kisha dy fëmijë për vete dhe nuk doja të tjerë. Gjatë viteve, në mënyrë që të mos ngelej shtatzënë merrte rregullisht kontraceptivë, ndërsa nuk dyshova kurrë gjatë raporteve seksuale, ndonëse gjithmonë përdorte një lubrifikues, për të cilin vetëm tani e di se është procedurë e zakonshme tek transeksualët”.
Martesa e belgut u përshkrua si “e shkëlqyer” deri dy vite më parë, kur “Monica” nisi të vishte veshje tepër provokuese dhe të qëndronte natën deri vonë. I shtyrë nga xhelozia, 64-vjeçari kontaktoi një prej të afërmeve të gruas dhe prej tij dëgjoi se ajo kishte qenë mashkull, fakt që e pranoi edhe e shoqja pas përballjes sy më sy. “Bota ime u shemb në 20 sekonda. U ndjeva i tmerruar. Më duket sikur jam përdhunuar për 20 vitet e fundit”, – deklaroi Jan, që pavarësisht tentativave për ta dëbuar, nuk ka mundur ta bëjë këtë për shkak të një vendimi gjykate. Aktualisht, çifti jeton i ndarë në të njëjtën shtëpi, ndërsa procesi i koklavitur i divorcit të tyre është në zhvillim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera