Sport

Zbulohet shuma e saktë që Zidane i ‘fali’ klubit pas largimit

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 13 July 2018

Zinedine Zidane po vazhdon pushimet me familjen e tij, siç shihet nëpër rrjetet sociale të ish trajnerit Madrilen dhe fëmijëve të tij.

Francezi është larguar pasi dëshiron të pushojë për një kohë.

Ai ndjeu se kishte ardhur koha për të lënë stolin dhe të mendonte për gjëra tjera.

-Advertisement-

Një gjë tjetër që ai hoqi dorë ishin edhe 24 milionë euro që kishte për t’i marrë për dy vitet me klubin Madrilen. Në lamtumirën e tij ai nuk u kujdes për paratë sic bëjnë shumica e lojtarëve në ditët e sotme, ashtu sic bëri si lojtarë kur hoqi dorë nga 12 milionë euro. Kjo është filozofia e tij e jetës dhe kur pa që nuk ishte në më të mirën e tij vendosi t’i jap fund aventurës si trajner Madrilen.

Largimi i tij ishte një vendim i zhytur në mendime dhe larg nga ato 24 milionë euro që mbeten nv rrugë. Ideja e tij ishte dhe ende është që të largohej nga futbolli dhe të mos angazhohet në dicka tjetër. Dhe sic e ka treguar këtë, paraja nuk kishte rëndësi për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera