Fokus

Zbulohet “sekreti” i laboratorit të Devollëve dhe i Ministrisë së Zemajt

Autori: Hateme Smajli 12:36 | 14 September 2020

Sa teste i kanë bërë nuk pranuan që të tregojnë.

Këtë gjë laboratori “Medical & Laboratory Services MLS” i vajzës së Blerim Devollit, madje e cilësoi si të dhënë sekrete të kompanisë, shkruan Gazeta Infokus.

E fshehtësinë me shumë kujdes ia ruajtën edhe ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

-Advertisement-

LEXO EDHE: MSH e IKSHPK mbajnë sekret testet e laboratorit të Devollëve

Por, si duket fshehtësia e laboratorit të Devollëve nuk është edhe aq sekret.

Këtë gjë për Gazetën Infokus e ka zbuluar Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Ata kanë konfirmuar për inFokus se laboratori i Devollëve ka kryer 1 mijë e 361 teste RT PC për COVID-19.

“Deri me 03.09.2020 nga Laboratori në fjalë janë kryer 1361 testeve sipas metodës RT PCR”, thuhet në përgjigjen e AKK-së për inFokus.

Detajet të cilat nuk i jepnin MSh-ja dhe IKSHPK-ja për laboratorin e Devollëve i ka dhënë Autoriteti Kosovar i Konkurrencës.

Pra deri me 3 shtator sipas AKK-së “Medical & Laboratory Services MLS” ka kryer 1361 teste RT PCR për COVID-19 /Gazeta inFokus/ 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera