Kuzhina

Zbulohet qepa nga e cila askush nuk qanë

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 15 April 2018

Shkencëtarët e Bayerit zhvilluan qepen Sunion, e cila nuk është një produkt i modifikuar gjenetikisht, shpjegoi kompania gjermane në faqen e saj të internetit.

Një qepë që nuk shkakton lot dhe rritet vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëhet çdo ditë gjithnjë e më e ëmbël, shton Bayer, transmeton KosovaPress.

Duke pasur parasysh se Sunion nuk është aq “intensive”, është e mundur ta hani atë të freskët. Kompania nuk tha nëse aroma nga goja zhduket plotësisht pas konsumit.

-Advertisement-

Ky produkt mund të dërgojë në pension një sërë produktesh inovative që pretendohen të sigurojnë përgatitje të kujdesshme të qepëve pa lot, duke filluar nga syza të veçanta deri te thikat e veçanta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera