Lifestyle

Zbulohet pse çiftet tradhtojnë

Autori: Gazeta inFokus 13:33 | 13 October 2017

Se pse partnerët tradhtojnë kur janë në lidhje, përgjigja ka mundur të jetë shpesh e paqartë, ama e shumëfishtë.

Ndoshta e kanë bërë këtë për arsye se kanë qenë të dehur, të papërmbushur, apo duke këkruar një pretekst për të dalë nga lidhja.

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, Ashley Madison, sajti për afera jashëmartesore, pyeti burrat dhe gratë jobesnike se pse e bëjnë këtë gjë, dhe duket se procesi është shumë më i planifikuar se sa mendohet që të ketë qenë, përcjell Klan Kosova.

-Advertisement-

27% e 1300 burrave të pyetur, pranuan që do t’i afroheshin ndonjë mikeshe apo kolege nëse do të ishin të palumtur në lidhjen aktuale.

Ngjashëm, 15% e grave pranuan që një koleg pune do të ishte personi tek i cili ato do të shkonin, ndërsa 17% e tyre thanë se fantazojnë se kanë një aventurë me shefin e tyre.

E vërteta është që, nëse partneri juaj do të ketë aferë, kjo shumë gjasa që ta ketë atë me dikë që ju e njihni.

Ky anketim po ashtu zbuloi se 99% e burrave kanë tradhtuar ose e kanë konsideruar ta bëjnë një gjë të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera