Sport

Zbulohet plani sekret i Premierligës për t’i dhënë titullin Liverpoolit para pezullimit të sezonit

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 31 March 2020

Drejtuesit e Premierligës kishin përpiluar plane sekrete për të kurorëzuar Liverpoolin me titullin e kampionit para se kampionati të pezullohej nga koronavirusi.

The Mirror thotë Jurgen Klopp dhe skuadra e tij kanë mundur të ngrehin titullin e ligës për herë të parë pas 30 vitesh nëse do të mposhtnin Crystal Palace (ndeshje e 21 marsit).
Këto plane të nivelit të lartë janë bërë në kohën kur koronavirusi veç kishte filluar të ishte një kërcënim i bezdisshëm.

Liverpool ishte vetëm dy fitore larg titullit në Premierligë, dhe plani ishte që trofeu t’i dorëzohej në ‘Anfield Road’, më 21 mars, ditë e shtunë.

-Advertisement-

Kjo do të ndodhte nëse Liverpool paraprakisht të mposhtnin Evertonin në derbin lokal.

Në këtë raportim thuhet se asgjë nuk kishte zyrtare, por plani ishte që tifozët e Liverpool të festonin suksesin e lavdishëm të tyre, para se futbolli të pezullohej.

Titulli në Premierligë zakonisht festohet nga skuadra fituese në ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi.

Dhurimi i tij në mars, ka qenë një histori e padëgjuar në të kaluarën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera