Zbulohet pakti i ri PD-LSI, 11 ministra “rrëzojnë” Edi Ramën (EMRAT)
Autori: Gazeta inFokus
14:24 | 24 June 2017
Vendimi i Kryeministrit Edi Rama për të shkarkuar zëvendësministrin e Brendshëm, Ilir Marko, ka mbetur pezull dhe pa marrë fuqi ligjore.
Ilir Marko mbetet sërish në detyrë si zv.ministër i Brendshëm, edhe pse është shpallur “non grata” nga kreu i qeverisë. Kjo për faktin se Edi Rama ka firmosur dy ditë më parë një urdhër qarkullues për të gjithë ministrat, në të cilin kërkon shkarkimin të zv.ministrit të emëruar nga LSIja.
Por ky urdhër qarkullues është firmosur nga 9 ministrat e Partisë Socialiste dhe vetë Rama, kurse pjesa tjetër e kabinetit qeveritar nuk e ka firmosur. Bëhet fjalë për ministrat teknikë të Partisë Demokratike dhe katër ministrat e mbetur të Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkruan “Panorama”.
Në këtë rast “aleanca” e fshehtë mes PDsë dhe LSIsë ka lënë pa fuqi ligjore vendimin e Kryeministrit Rama. Duke qenë se në kabinetin Rama ministrat e Partisë Demokratike dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë më shumë se ministrat e PSsë, zëvendësministri i LSIsë ka mbetur në detyrë. Ministrat teknikë të emëruar nga Partia Demokratike kanë vendosur si kusht për të firmosur shkarkimin e zv.ministrit të LSIsë, Ilir Marko, kërkesën për shkarkimin e zv.ministres së Financave, Irena Beqiraj. Me të njëjtin motivacion të shkarkimit të Ilir Markos edhe zv.kryeministrja kërkon të shkarkohet Beqiraj, duke qenë se Rama nuk pranon shkarkimin e Beqirajt, e cila disa ditë më parë sulmoi zv. kryeministren Ledina Mandija. Atëherë 6 ministrat teknikë të PDsë dhe zv. kryeministrja nuk e kanë firmosur urdhrin qarkullues të shkarkimit të zv.ministrit të LSIsë.
Shkarkimi
Ilir Marko u shkarkua të enjten nga kryeministri për shkak se u konfliktua me mesazhe me Saimir Tahirin. Fillimisht, LSI-ja ka denoncuar me emra konkretë rastet e blerjes së votave në qarkun e Tiranës, duke akuzuar se, pas këtyre veprimeve antiligjore, ishte ishministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Megjithatë, Tahiri ka replikuar me Ilir Metën, duke thënë se tentoi ta përgjonte me anë të zëvendësministrit të Brendshëm, i cili, sipas tij, i ka vendosur një përgjues në zyrë. Por pas këtyre etiketimeve, Ilir Marko, i cili ka qenë zëvendësi i Saimir Tahirit, ka reaguar me anë të një mesazhi privat të dërguar në celularin e ishministrit të Brendshëm. Marko ka zbuluar në SMSnë drejtuar ishministrit se ndërkombëtarët kanë kërkuar me këmbëngulje shkarkimin e Saimir Tahirit për abuzime. Pasi u bënë publike SMS-të, Edi Rama nxori vendimin për shkarkimin e zv. ministrit të LSIsë.
Kush ka firmosur
1.Edi Rama
2.Milva Ekonomi
3.Eglantina Gjermeni
4.Ditmir Bushati
5.Mimi Kodheli
6.Mirela Kumbaro
7.Milena Harito
8.Damian Gjiknuri
9.Ermonela Felaj
10.Eduard Shalsi
Nuk kanë firmosur
1.Ledina Mandija
2.Dritan Demiraj
3.Helga Vukaj
4.Mirela Karabina
5.Gazment Bardhi
6.Xhuljeta Kertusha
7.Arben Beqiri
8.Klajda Gjosha
9.Sokol Dervishaj
10.Lefter Koka
11.Edmond Panariti

T� tjera
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
-
Tahiri kërkon dorëheqjen e Gërvallës pas rastit të Arlinda Zekajt
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka kërkuar dorëheqjen e m...
-
Paris Guri reagon për mungesën e uniformave të kadetëve të Policisë: S’ka uniforma për ata që nesër duhet t’i mbrojnë gratë nga dhuna
Deputeti Paris Guri ka reaguar për mungesën e uniformave të kadetëve të Polic...
-
Kadrijaj: Qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Arlindës
Deputetja e Aleancws, Time Kadrijaj, ka kërkuar përgjegjësi nga Qeveria pas v...
-
IPK nis hetimet për rastet e raportuara nga Arlinda Zekaj në Polici, do të verifikohen edhe lëshimet e mundshme të zyrtarëve
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur veprimet hetimore dhe verifikue...
-
Rasti i Arlindës, Anita kërkon nga avokatja Hoxha të zbulojë se cili Haradinaj përmendet në kërcënime
Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt, qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të saj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...


























