Zbulohet pakti PD-PS për Reformën Zgjedhore! Maxhoranca pranon kërkesën për…
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 18 September 2017
Partia Demokratike do të depozitojë sot në Parlament kërkesën për ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore.
Shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, si dhe votimin e numërimin elektronik, do të diskutohen në një komision të Posaçëm që do të ngrihet në Parlament.
Marrëveshja e 18 majit mes Kryeministrit Rama dhe kreut të opozitës Basha, parashikonte një bashkëpunim për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Dhe maxhoranca nuk ka humbur kohë, duke rikthyer në Kuvend për diskutim të gjitha propozimet ligjore që parashikojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor. Janë gjithsej 6 propozime ligjore që lidhen me ndryshime në Kod, një pjesë e të cilëve janë propozuar nga opozita dhe pjesa tjetër, nga deputetët e shumicës.
Burime nga maxhoranca sqarojnë për “Panorama” se të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që janë kërkuar nga përfaqë- suesit e opozitës dhe shumicës qeverisëse, do të diskutohen në një komision të posaçëm Ad-Hoc.
Të njëjtat burime sqarojnë se kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore e mbështet edhe maxhoranca, duke sqaruar se në këtë komision të posaçëm do të shqyrtohen të gjitha kërkesat e depozituara.
Demokratët do të kërkojnë sërish miratimin e ndryshimeve që do të mundësonin votimin dhe numërimin elektronik që në zgjedhjet e ardhshme vendore. Kreu i opozitës ka deklaruar se reforma zgjedhore është jetike për sistemin politik në Shqipëri, në mënyrë që zgjedhjet të prodhojnë një rezultat që përfaqëson vullnetin e shqiptarëve.
OPOZITA
Demokratët kanë tashmë projektin e tyre politik, të cilin do ta ofrojnë si propozim në komisionin Ad-Hoc, që do të krijohet në Kuvend. Lulzim Basha do të propozojë në Kuvend rikthimin e sistemit maxhoritar, ku Shqipëria të jetë e ndarë në 100 zona elektorale.
Burime nga selia blu, sqarojnë se demokratët do të propozojnë një sistem maxhoritar të pastër, por duke propozuar rritjen e pragut elektoral që do të sjellë forca politike në Parlament. Propozimi i demokratëve parashikon krijimin e 100 zonave elektorale, të cilat do të ketë përfaqësuesin e tyre në Parlament.
Edhe socialistët do të vijnë me ndryshimet e tyre në parlament, një prej të cilave parashikon edhe votimin e emigrantëve. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka deklaruar se marrëveshja me Ramën është “e vdekur”, por nëse ai do të jetë i gatshëm për të bashkëpunuar për Reformën Zgjedhore, PD do të angazhohet që të realizohet votimi dhe numërimi elektronik.
“Marrëveshja ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. A bëri pala tjetër diçka për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme? E kundërta. Bëri gjithçka që, siç edhe vetë e quan, avazin e vjetër. Që në këtë moment, nuk ka më marrëveshje. Sepse thelbi i marrëveshjes ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme, pastaj si një fluks i shpresës për fatet e reja politike të vendit, kishte edhe një angazhim për hapa të përbashkët për reforma të rëndësishme. Por kur hapi i parë hidhet në erë si rezultat i mosmbajtjes së fjalës nga njëra palë, që ishte qeveria, që ishte Edi Rama, atëherë çfarë prisni që të vazhdohet me hapa të tjerë? Ura për të shkuar te hapat e tjerë ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ndaj, edhe thirrja ime është fare e qartë: Rivendosja e institucionit të zgjedhjeve është përcaktuese. Asgjë tjetër nuk mund të ndodhë pa një reformë të sistemit politik”, deklaroi Basha.
Të tjera
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...