Sport

Zbulohet paga marramendëse që po Haaland po i kërkon Dortmundit për ta vazhduar kontratën

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 15 November 2021

Erling Haaland padyshim është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë, shkruan Gazeta inFokus.

Pavarësisht faktit se është 21-vjeçar, sulmuesi norvegjez është bërë futbollisti kryesor i Borussia Dortmundit.

Me numrin e madh të golave të realizuar, Haaland, është bërë cak i klubeve të mëdha evropiane.

Ai po kërkohet nga Real Madridit dhe Paris Saint Germani, por akoma nuk e ka definuar të ardhmen e tij.

Megjithatë tashmë është zbuluar paga marramendëse që Erlind Haaland po i kërkon Dortmundit për ta vazhduar kontratën.

Reprezentuesi norvegjez i ka kërkuar klubit gjerman 30 milionë euro në vit për të qëndruar, në të kundërtën ai do të largohet.

Jo vetëm Dortmundit, Haaland 30 milionë euro pagë vjetore do të i’a kërkoj secilit klub që dëshiron shërbimet e tij./Gazeta inFokus/

 

Të tjera