Sport

Zbulohet paga e Amir Rrahmanit te Verona

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 05 December 2019

Në Itali janë bërë të ditur edhe pagat e futbollistëve, ndërsa tani do të përqendrohemi te Verona. Atje luajnë dy futbollistë me origjinë shqiptare si Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Ky i fundit është formuar si lojtar te Partizani, ndërsa bëri kalimin te Dinamo e Zagrebit dhe tashmë është pjesë e Seria A.

Aktualisht, Rrahmani paguhet 7.500 euro në javë, duke u renditur në mesin e tabelës. Ndërsa më pak i paguari është Marash Kumbulla, me vetëm 2.000 euro në javë.

-Advertisement-

Kjo për shkakun se Kumbulla ka ardhur nga akademia, por kjo gjendje do të ndryshojë në janar, pasi mbrojtësi i Shqipërisë po err vëmendjen e të gjithëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera