Sport

Zbulohet orari i çerekfinaleve të Kupës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 25 February 2021

Është zbuluar orari i çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Me 17 dhe 18 mars do të zhvillohet ndeshjet e eliminimit direkt të kësaj gare.

Dueli më interesant i këtij rrethi është ai ndërmjet Feronikelit dhe Prishtinës që do të luhet të mërkurën e 17 marsit në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

-Advertisement-

Në po të njëjtën ditë do të zhvillohet edhe takimi mes Dukagjinit dhe Drenicës.

Më poshtë keni orarin e plotë të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës.

E mërkurë (17.03.2021)

Feronikeli – Prishtina 13:00

Dukagjini – Drenica 13:00

E enjte (18.03.2021)

Trepça ’89 – Llapi 13:00

Istogu – A&N  13:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera