Lajme

Zbulohet një varr masiv në Siri

Autori: Gazeta inFokus 12:25 | 30 May 2017

Një tjetër varr masiv është zbuluar në Siri, duke hedhur më shumë dritë mbi krimet e tmerrshme të kryera nga grupi terrorist ISIS.

Luftëtarët kurdë sirianë të mbështetur nga SHBA kanë gjetur varrin që përmban trupat e qindra njerëzve të ekzekutuar nga anëtarët e ISIS në Sirinë veriore. Të ashtuquajturat Forca Demokratike Siriane (SDF) bënë zbulimin e tmerrshëm pranë qytetit Tabka, njoftoi agjencia e lajmeve Forat. Sipas raportit, varri është zbuluar në një zonë të shkretë, rreth 4 kilometra në lindje të Tabkas, e cila u mor nën kontroll nga forcat kurde këtë muaj. Qyteti Tabka shtrihet përgjatë lumit Eufrat në një rrugë të furnizimit strategjik rreth 55 kilometra në perëndim të Rakas, bastion i ISIS-it në Siri.

Agjencia e lajmeve Forat shtoi se varri përmbante trupat e ushtarëve sirianë dhe nëpunësve civilë të cilët u ekzekutuan pasi grupi terrorist pushtoi qytetin Tabka në gusht 2014. Bazuar në thëniet e dëshmitarëve okularë, ISIS ekzekutoi qindra ushtarë sirianë që mbronin një bazë ajrore, bastionin e fundit të forcave qeveritare në zonë. Shumica e viktimave u kryqëzuan. Forcat siriane tashmë kanë gjetur varre masive të shumta në zonat e çliruara nga zgjedha e terroristëve.

-Advertisement-

Trupat, në shumicën e rasteve kanë pasur shenja të torturës dhe gjymtimit. Një studim i publikuar nga Associated Press vitin e kaluar, sugjeroi që deri në 15,000 viktima të gjenocidit dhe masakrave masive mund të jenë varrosur në të gjithë territorin e mbajtur më parë nga ISIS.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera