Rajoni dhe Bota

Zbulohet një shtëpi prehistorike me “ajër të kondicionuar”

Autori: Gazeta inFokus 18:05 | 02 August 2021

Një ekip arkeologësh zbuloi në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme, në Kinën veriore, një shtëpi prej guri, që daton nga Epoka e Bronzit, e ndërtuar në mënyrë të tillë për garantuar rregullimin e temperaturës, raporton “Xinhua”.

Instituti për Zbulimet Kulturore dhe Arkeologjike raportoi se rezidenca e lashtë, në vendin e rrënojave Xiaotangshan, karakterizohet nga një strukturë e tillë që i mundësonte ndërtesës të ishte e freskët në verë dhe e ngrohtë në dimër.

Lian Jilin, një studiues në institut, shpjegoi se shtëpia përbëhet nga tre mure rrethore prej guri, me rreth një metër distancë nga njëra-tjetra, dhe me mure ndarëse qendrore për të drejtuar rrymat e ajrit. Zona e brendshme rrethore ishte ndërtuar rreth një metër nën tokë dhe ndihmonte në rregullimin e temperaturës së brendshme.

-Advertisement-

Lian specifikoi se është hera e parë që një strukturë arkitekturore e këtij lloji është zbuluar në Kinë, të cilën ai e përcaktoi si një “shtëpi me ajër të kondicionuar”.

Vendi i rrënojave Xiaotangshan është pjesë e kulturës Xiajiadian e Nivelit të Ulët, një degë e kulturës veriore, rreth 3500-4000-vjeçare, që korrespondon me dinastitë Xia dhe Shang. Ekspertët besojnë se kjo zonë e Epokës së Bronzit mburrej gjithashtu për teknologji të përparuar të përpunimit të metaleve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera