Lajme

Zbulohet një nga kandidatët favoritë të PD-së për Ministrinë e Brendshme

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 20 May 2017

Ahmet Prençi është një nga kandidatët e PD-së për të qenë ministër teknik i Brendshëm.

Prençi dikur ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Ai është konsideruar si profesionist i ekuilibruar dhe që ka punuar në detyra të larta në polici dhe më gjerë si gjatë qeverisjes së djathtë ashtu edhe saj të majtë.

Prençi ka qenë edhe inspektor në ILDKP, si edhe drejtor i Hetimit Tatimor, ku dha dorëheqjen pas tre muajsh nën qeverisjen e kryeministrit Rama.

-Advertisement-

Ai ka qenë gjithashtu drejtor policie edhe në disa qarqe. Se fundmi Prençi ka botuar edhe një libër me poezi ku njërën e se cilës ia kishte kushtuar te ndjerit Sokol Olldashit. /panorama/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera