Uncategorized

Zbulohet në Kinë lopata prej fildishi rreth 99.000-vjeçare

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 26 November 2021

Arkeologët kanë zbuluar një lopatë fildishi që daton rreth 99.000 vjet më parë në një vend paleolitik në provincën kineze të Shandong. Ky besohet të jetë një nga mjetet më të hershme të punuara me kocka të gjetura në Kinë, raporton “Xinhua”.

Li Gang, studiues në institutin provincial të gjetjeve kulturore dhe arkeologjike, shpjegon se shtresat e vendit të zbuluar në qarkun Yishui janë gati tetë metra të trasha. Arkeologët kanë zbuluar tetë shtresa të kulturave të ndryshme dhe më shumë se 5000 objekte si artefakte guri, kockash, dhëmbësh dhe brirësh, si dhe fosile kafshësh.

-Advertisement-

Zbulimi i objekteve të fildishtë të përdorura për të bërë mjete funksionale në përditshmëri që datojnë rreth 100.000 vjet më parë është diçka e rrallë në mbarë botën.

Lopata e fildishtë dhe terreni i zonës ku u gjet u studiuan me metodën e serisë së uraniumit dhe metodës së fotolumineshencës, tha Li, dhe rezultatet treguan se ato janë datojnë përkatësisht 99.000 dhe 104.000 vjet më parë.

Artefaktet pasqyrojnë stilin e jetës së hershme të njeriut dhe krijimin e mjeteve, thotë Li, dhe janë domethënëse për studimin e evolucionit të njerëzve primitivë në Kinë dhe Azinë Lindore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera