Lifestyle

Zbulohet megaqyteti i majave; fshihet në xhunglën e Guatemalës

Autori: Gazeta inFokus 08:40 | 05 February 2018

Zhvillimi i teknologjisë ka hapur horizonte të reja në të gjitha fushat, e ku përjashtim nuk bën as arkeologjia.

Studiuesit kanë zbuluar në xhunglën e dendur Peten të Guatemalës një qytet të tërë të varrosur mes pemëve dhe shkurreve, që i përket qytetërimit Maja.

Skanimi ka nxjerrë në dritë struktura gjigante, që nga mure mbrojtës, piramida, sheshe, tempuj, me qindra banesa dhe rrugë të gjera.

-Advertisement-

Studiuesit që qëndrojnë pas këtij zbulimi besojnë se me përmasat e nxjerra në dritë deri më tani të këtij qytetit, popullsia në kulmin e lulëzimit të qytetërimit Maja në këtë rajon mund të ketë qenë disa qindra-mijëra.

“Kjo është 3 herë më shumë nga sa besonim ne. Tashmë, ne mendojmë se në të gjithë fushën e kësaj zone mund të ketë jetuar një popullsi prej 10 milionë banorësh”, thotë antropologu Marcello Canuto.

Qyteti besohet se është mbi 2 mijë vjeçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera