Zbulohet loja e Edi Ramës dhe Armend Zemajt me vaksinat për mjekët kosovarë në Shqipëri
Autori: Doresa Geci
16:45 | 16 March 2021
Dy mjekë nga Kosova të martën u kthyen të zhgënjyer nga Shqipëria, ku shkuan të marrin vaksinën e premtuar anti-COVID.
Kjo për shkak se Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ende nuk ka dorëzuar një listë të mjekëve të cilët do të vaksinohen atje.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, kryetari i Federatës e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla.
Syla ka thënë se një gjë e tillë po ndodhë për shkak të neglizhencës së Ministrisë së Shëndetësisë.
“Arsyet janë shumë të thjeshta, Ministria e Kosovës nuk e ka kryer punën e vetë, nuk e ka dorëzuar listat komfor kërkesave që ka pas Ministria e Shqipërisë dhe normalisht atje nuk munden me dhanë vaksina veç pse dikush po shkon. Ministria e jonë ka qenë neglizhente ndaj kësaj çështje”, ka thënë Syla për Gazëtën Infokus.
E nga Ministria e Shëndetësisë thonë se janë duke pritur nga qeveria e Shqipërisë një shkresë zyrtare se mjekët e Kosovës mund të vaksinohen në Shqipëri.
“Deri tani shkresë zyrtare për vaksinim të personelit shëndetësor kosovar në Shqipëri nuk ka pasur, përveç kontakteve telefonike midis ministrave dhe faktit që MSh ka mirëpritur këtë gjest të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë”, thuhet në përgjigjet e MSH-së për Gazetën Infokus.
Mirëpo, sipas Sylës këto janë fjalë koti të Ministrit në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemaj, pasi që nuk ka nevojë për këto protokolle.
“Pse a po dufka me pas edhe shkresë zyrtare për me ia shpetu jetën dikujt a?.Po këto janë pallavra Ministrit Zemaj dhe kësaj Qeveri. Ne jemi dy shtete vëllezër dhe motra dhe nuk duhet ato protokolle”, u shpreh ai.
Derisa nga MSH thonë që janë në pritje të listës se mjekëve të cilët dëshirojnë të vaksinohen, listë të cilët do ta përgatisë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
“MSh ka kërkuar nga SHSKUK-së që të përgatisin listën e personelit shëndetësor që dëshiron te vaksinohet në Shqipëri vullnetarisht, një numër simbolik sa është ofruar nga Shqipëria. Pra, varet edhe nga vullneti i personelit shëndetësor, me që vaksina ka efekte preventive, por ligjërisht jo e detyrueshme, se paku deri tani”, kanë deklaruar nga MSH.
Kujtojmë që Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje mjekëve të Kosovës të vijnë për të marrë vaksinën në Kukës në pamundësi, sikurse e parashikon kontrata e blerjes për të dërguar një sasi në Kosovë.
E nga MSH-ja kanë thënë se më në fokus e kanë që vaksina të vijë në Kosovë.
“MSh nuk ka refuzuar ketë ndihmë simbolike, por është e kuptueshme që fokusi është qe vaksinimi te filloje sa me parë në Kosovë”, kanë deklaruar nga MSH-ja./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton masat e reja kufizuese antiCovid
Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqy...
-
Projekti për kanal në Detin e Zi, Erdogan “çmend” Rusinë
Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali që...
-
Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka deklaruar se babai i t...
-
Qeveria mblidhet sot në ora 19:00, pritet të merret vendimi për masa të reja
Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbudhet sot në ora 19:00, ku pritet të ...
-
Kajtazi i drejtohet përsëri Vitisë: Pse nuk e ke nënshkruar kontratën për vaksina, po i lë njerëzit të vdesin
Kryeredaktori i Gazetës Online Insajderi, Vehbi Kajtazi, përsëri ka ngritur s...
-
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia jep detaje
Është raportuar për një gjuajtje me armë në Prishtinë, ku policia ka dalur me...
-
Arben Vitia kërkon ndihmë nga Bekim Haxhiu i PDK-së për sigurimin e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka takuar sot deputetin e PDK-së, Bekim...
-
Edi Rama nga aeroporti i qon të fala Thaçit, e quan vëlla e shqiptar të madh
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur vëlla që po i mungon, ish p...
-
Masat e reja anti-COVID, Letra e Ministrisë së Shëndetësisë drejtuar komunave të Kosovës
Ministria e Shëndetësisë për më pak se tre orë do të propozojë masat tjera që...
-
Gjykata vendos për “Ciprrën”
Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda njofton se i...
-
Aksident në Podujevë, lëndohen dy persona
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Peran të...
-
Kështu po përgatitet për rihapje Italia
Nga skenaristët tek kamarierët, qindra punonjës të industrisë së argëtimit dh...