Lajme

Zbulohet letra që Skënderbeu i drejtonte Papës në Romë, e gjetur pas 5 shekujsh

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 23 January 2018

Gazeta “TemA” ka botuar një shkrim nga personalitete të komunitetit arbëresh në Itali rreth figurës së Skënderbeut, zbulime rreth tij dhe biografisë së tij, zgjedhur dhe përshtatur nga Brizida Gjikondi nën rubrikën “E diela e Skënderbeut”.

Kjo gazetë ka ribotuar një punim të  Dhimitri Pilika, që daton në janar të 1967 dhe si bosht të tij ka një ndër letrat e Skënderbeut, e gjetur mbas 5 shekujsh nga vdekja e tij. Letra daton në 8 Prill të vitit të largët 1456. Ajo i drejtohet Papës në Romë.

Letra në origjinalin e saj është e shkruar latinisht sipas anës formale të protokollit me një formulë të paracaktuar. Ajo i drejtohet një ndër personave më me influencë në Vatikan Kardinalit Dominik Kaprakinkës, i cili ky i fundit njihej si kritikues i ashpër i Papës dhe të metave të Vatikanit, si dhe njihej si njeri me ide të qarta dhe të prera kundër pushtimit otoman.

-Advertisement-

Përmbajtja e letrës dhe asaj çka shkruhet aty është e vërtetuar historikisht, përgjatë dimrit të viteve 1455-1456 turqit mblodhën dhjetëra mijë ushtarë nga të gjitha anët e perandorisë osmane dhe ndërtuan në Krushevc Serbi mbi lumin Moravë, një fabrikë topash. Kjo ishte vala e parë e ushtrisë turke që po lëshohej atë mot me Moisi Golemin në krye kundër trojeve arbërore. Informatat e Skënderbeut mbi numrin e pushtuesve përputhen plotësisht me dokumentet historike të asaj periudhe.

Skënderbeu në këtë letër shfaq autoritet dhe mënyra se si I drejtohet ai Vatikanit është mbresëlënëse, ai nuk lyp ndihmë por kërkon ti sigurohet ndihma e popujve, sa më poshtë teksti i plotë i letrës:

“Shumë i nderuar at dhe zotëri më Krishtin. I shkruaj zotërisë suaj shumë të nderuar që të ketë dijeni mbi ngjarjet që po ndodhin këtej. Turku ka bërë përgatitje jashtëzakonisht të mëdha. Thonë se ai sapo është duke u derdhur me 14.000 turq, ose kundër nesh ose kundër Danubit. Njoftohemi se i është afruar tani kufirit. Me forcat tona po marshojmë kundër tyre. Prandaj që edhe ne të mundim të mbrohemi edhe turkut vetë ti shkaktojmë humbje. I lutem me këmbëngulje zotërisë suaj shumë të nderuar të kujdeset së bashku me zotërinë tonë që të më sigurohet ndihma e popujve. Papo në marrtë armiku /armiku/ rrugën drejt Danubit, ne do t’i qepemi prapa shpine. Por në ardhtë kundër nesh, ne do t’i rezistojmë. Të gjithë e dinë se, sikur të hiqet dorë nga plani që pattë përgatitur kundër armikut, kjo është e dëmshme për fenë e krishterë. Për këtë arsye, shumë i nderuari zotëri, ndërmarrjen e filluar e paci nën kujdesin tuaj: sepse , përndryshe, turku pak e nga pak po grumbullon forca. I dërgova shenjtërisë së tij zotërsë sonë përfaqësuesin tim, atin e nderuar zotin kryepeshkop të Krujës. Habitem se për ç’arsye nuk është kthyer dhe se nuk po marr përgjigje që prej kaq kohe. Prurësi iI kësaj letre është miku im shumë i ngushtë zoti Pal Engjëlli këtë ja u rekomandoj në mënyrë të posaçme, zotëri shumë i nderuar. Mbetë pra zotëria juaj me shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë

Lesh më 8 të prillit 1456

Gjergj Kastrioti i quajtur ndryshe Skënderbe

Zot në Arbër, mbështetet tek ju.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera