Zbulohet lapidari i dëshmorit të kombit Afrim Krasniqi

Autori: Gazeta inFokus
16:27 | 28 December 2022
Sot në fshatin Bardh të Komunës së Malishevës, u bë zbulimi i lapidarit kushtuar dëshmorit të kombit Afrim Krasniqi, nga ky fshat. Në ceremoninë e organizuar sot, morën pjesë strukturat komunale, bashkëluftëtar të dëshmorit dhe qytetarë të shumtë.
“Është kënaqësi e krenari për këtë investim që kemi bërë. Do të vazhdojmë të përkrahim vlerat kombëtare, sepse sa më shumë gjurmë e shenja për vlerat, është më mirë për të ardhmen e gjeneratave që vijnë. Urime për fshatin Bardh, bashkëluftëtarët dhe gjithë Llapushën”, ka thënë mes tjerash në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati.
Duke folur për dëshmorët dhe rëndësinë e ngritjes së lapidarëve, si ky sot, Fatmir Limaj-Çeliku, tha se, “dëshmia e parë që përnjëmend e duam, e nderojmë këtë vend, janë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës. Ngritja e shenjave dhe e vlerave si ky lapidar, është dëshmi tjetër e madhe se populli ynë i do dhe krenohet me kontributin e tyre, me luftën e lavdishme të tyre dhe në përgjithësi me të kaluarën tone historike. Nderimi që i bëjmë dëshmorëve është falënderim për lirinë, për shtetin, e për Kosovën e pavarur, që në themele të saj ka gjakun e dëshmorëve dhe gjithë atyre që kanë kontribuar për të ndër breza”.
Ndërsa, zëvendëskomandanti i FSK-së, Gjeneralmajor, Enver Cikaqi, duke folur në këtë ceremoni, tha se “lufta e UÇK-së, është themeli i lirisë dhe shtetit, dhe një bazë e fuqishme e ushtrisë që është duke u zhvilluar çdo ditë e me shumë”.
“Ky lapidar është një shenjë që tregon se liria jonë, shteti ynë, është arritur e ndërtuar falë gjakut të dëshmorëve të kombit”, ka thënë Fatmir Shurdhaj, ish bashkëluftëtar me Afrim Krasniqin.

Të tjera
-
Pak para takimit me partitë politike, ambasadori britanik i shkon Osmanit në presidencë
Pak para takimit me partitë politike, ambasadori britanik i shkon Osmanit në ...
-
Vrasja e Liridona Ademajt, nis seanca gjyqësore
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademaj...
-
Haradinaj takon ambasadorin Malaj: Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Shqipër...
-
Raportohet për një shpërthim të fuqishëm në oborrin e minierës Trepça në Stan Tërg
Një shpërthimi fuqishëm ka ndodhur para pak minutave në oborrin e minierës Tr...
-
Tahiri: VV-ja është shkaktare e bllokadës, presidentja duhet të ushtrojë presion për zhbllokim ose të shkojmë në zgjedhje
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllok...
-
Time Kadriaj tregon se çfarë i tha sot Daut Haradinaj për Albin Kurtin
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka ndarë një moment nga takimi i saj me Dau...
-
“Ku është shqiptarizmi?” – Inxhinierja Ymeri kritikon ashpër Rizvanollin për çmimet super të larta të importit të energjisë
Inxhinierja, Janina Ymeri ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në sektorin e en...
-
Hasani: Votimi i fshehtë anti-kushtetues, VV-ja e ka fajin për ngërçin politik
Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se VV-ja i...
-
Dështimi i seancës, Pacolli: Sa poshtërsi politike – a e shihni sa keq është kur dikush nuk e do vendin e vet?
Behgjet Pacolli ka reaguar pas dështimit të 26-të për konstituim të kuvendit....
-
20 vjet burgim ndaj të akuzuarit për vra*sjen në Gllamnik të Podujevës shkaku i konfliktit në trafik
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 20 vjet burgim Orges Zhugollin,...
-
Kadrijaj: Dehari kërkoi që seanca të mos mbahej gjatë festës së Bajramit
Depuetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se insistimi i Kurtit për Albulena...
-
Kosova “nuk ka krizë”, sipas Bashës – ndërkohë Kuvendi s’konstituohet as herën e 26-të
Pas dështimit të 26-të për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit, një deputet i Lë...