Rozë

Zbulohet kush është bukuroshja që i “mori” Romeon, Jonida Maliqit (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 22 February 2021

Pas lajmeve të shumta në mediat rozë, më në fund konfirmohet se Romeo Veshaj ka nisur një lidhje me Aleksia Peleshin, vajza e ministrit të Mbrojtjes.

Thashethemet lindën fillimisht pasi dyshja postoi fotografi nga i njëjti vend në Vlorë. Më pas, Aleksia ndau me ndjekësit e saj në rrjete sociale një foto në makinë, ku vihej re Romeon duke drejtuar mjetin.

Postimi është bërë në Ditën e Shën Valentinit dhe është shoqëruar me këngën “Abra Cadavra, Kush-Valentine”.

Por, çifti ka vendosur të fshihet më. Ka qenë vetë modelja, e cila ka publikuar pak orë më parë një foto, në të cilën dallohet qartë se është përkrah Romeos. Prej disa muajsh aktori i humorit i ka dhënë fund lidhjes me Jonida Maliqin.

Të tjera