Uncategorized

Zbulohet kush është 22-vjeçarja që plagosi Vali Corleonen

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 11 August 2022

King Valentino Corleone i cili njihet në rrjetet sociale me nofkën Vali Corleone, u plagos ditën e sotme me armë zjarri. Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se autore e ngjarjes dyshohet të jetë një 22-vjeçare e cila është arrestuar nga policia.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, burime për Express bëjnë me dije se 22-vjeçarja që ka qëlluar është A.S, e cila bashkëjetonte prej kohësh me Vali Corleonen.

-Advertisement-

Anita Syla, ka qenë e njohur edhe më herët për publikun, pasi ka pasur probleme me këngëtaren Morena Taraku. Ajo e konsideronte veten si “Vajza e Corleones” duke u bërë shpeshherë pjesë e showbizit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera