Lajme

Zbulohet identiteti i katër turistëve të vdekur në saunën e hotelit në Kavajë

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 16 October 2021

Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë në një hotel në Qerret të Kavajës, ku 4 turistë rusë u gjetën të pajetë brenda një saune. Burimet thanë se turistët rusë kishin prenotuar në hotel “Gloria” dhe ndodheshin aty prej 1 jave.

Ata janë 2 burra dhe 2 gra të cilët u gjetën të pajetë nga stafi i hotelit rreth orës 22:20 të premtes. Viktimat janë Nataliia Burenkova 58 vjeçe, Sergei Burenkov 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Alarmin për zhdukjen e tyre e vunë miqtë e turistëve. Pas gjetjes së trupave u lajmërua ambulanca, por duket se ka qenë tepër vonë. Policia tha në një njoftim paraprak se shkak për humbjen e 4 jetëve të jetë bërë asfiksia në sauna.

-Advertisement-

Dyshohet se turistët rusë kanë qenë nën efektin e alkoolit dhe se kanë qëndruar më gjatë se sa lejohet brenda në sauna. Stafi dhe drejtuesit e hotelit janë shoqëruar në komisariatin e Kavajës për të dhënë dëshmitë.

Do të jetë ekspertiza ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Lidhur me ngjarjen e rëndë mësohet se është njoftuar edhe ambasada ruse në Tiranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera