Lajme

Zbulohet i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 12 December 2018

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Syla, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Syla ka thënë se është ftuar të martën nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

Gjatë ditës së djeshme edhe sot më kanë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit hetues, ndërsa sot intervistimin e kam në orën 09:00”, ka thënë Syla për Insajderin.

-Advertisement-

Në këtë fundvit veçse kanë filluar të dalin emrat e parë të personave që janë ftuar nga Gjykata Speciale.

Katër personat e parë që janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim janë: Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera