Sport

Zbulohet emri i trajnerit që Ronaldo po e dëshiron në stolin e Manchester Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 21 November 2021

Cristiano Ronaldo është i interesuar që trajneri aktual i Spanjës, Luis Enrique, të marrë drejtimin e Manchester United, raporton Sky Sports.

United pritet të konsiderojë Enriquen si një zëvendësues të mundshëm të Ole Gunnar Solksjaer, i cili u shkarkua këtë mëngjes.

Mendohet se ish-trajneri i Barcelonës do të ishte i interesuar të fliste me zyrtarët për vendin e lirë në Old Trafford dhe tani mësohet se ai do të kishte mbështetjen e Ronaldos, i cili mendon se spanjolli është kalibri i duhur i trajnerit për t’i mundësuar United të konkurrojë me Manchester Cityn, Liverpoolin dhe Chelsean.

-Advertisement-

Luis Enrique fitoi tripletën me Barcelonën në vitin 2015.

Ish-trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, i cili është pa punë që nga largimi nga Bernabeu në maj dhe menaxheri aktual i Ajax-it, Erik Ten Hag, janë gjithashtu emrat që United pritet të marrë në konsideratë.

Luis Enrique: Barca players do not know identity of new coach

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera