Lajme

Zbulohet dosja Ekuadoriane e Dritan Rexhepit

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 10 November 2021

Dritan Rexhepi ishte arrestuar nga ekuadorianët me identitetin Lulëzim Murataj. Ai kishte mundur të merrte një pasaportë të rregullt me emrin e një bashkëfshatari të tij nga Velça e Vlorës.

Pasaporta kishte foton dhe shenjat e gishtërinjve të Rexhepit. Në procedimin penal në Ekuador, ai është regjistruar fillimisht me emrin Lulëzim Murataj.Kjo zbulohet në këtë dokument të siguruar nga Top Story. Bëhet fjalë për një proces në gjykatë ku Rexhepi kërkon rrëzimin e kërkesës së ekstradimit në Itali, teksa kishte shprehur dëshirën të ekstradohej në atdhe.

“Ata e kanë kuptuar që tani i kanë të gjitha mundësitë, njerëzit burimet, lidhjet, të vendosin person afër Kolumbisë për ta blerë dorë e parë me qëllim të thjeshtë fare që fitimi të dyshohet, trefishohet. Për mos ta blerë në Antverp, apo Holandë ku blihet me cmim pakice. Kjo është arsyeja pse vendosen afër Kolumbisë shqiptarët” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

-Advertisement-

“Ne sot kemi anëtarë të grupeve shqiptare që janë të panjohur për agjensitë këtu që po krijojnë biznese, kanë lidhur lidhje, kryejnë disa funskione. Që nga garantuesi, ndërmjetësuesit..” u shpreh Fabian Zhilla, Ekspert i sigurisë.

Dritan Rexhepi u dënua me 13 vite burg nga drejtësia ekuadoriane. Ai po vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Latacunga. Por, kjo nuk e pengoi të themelonte dhe drejtonte kartelin e parë shqiptar të quajtur “Kompania Bello”. Sipas prokurorisë italiane, ai ngriti infrastrukturën dhe urdhëronte me telefon nga qelia.

“Besoj se ka lidhje me besueshmërinë, me besueshmërinë dhe fakti duke lëvizur sasi të mëdha, duke lëvizur sasi më të mëdha se të tjerët e duke krijuar besueshmëri ai ka ardhur në këtë nivel” u shpreh Ferdinand Dervishi, Gazetar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera