Zbulohet dokumenti konfidencial i PS-së për strategjinë e zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus
20:15 | 06 May 2017
Nga selia qendrore ka dalë një dokument i cili instrukton kandidatët për deputetë se si të sillen në fushatë për të marrë sa më tepër vota dhe në rast se opozita nuk hyn në zgjedhje se si të rrisin pjesëmarrjen në votime.
Lapsi.al ka mundur ta sigurojë në mënyrë ekskluzive këtë dokument të titulluar: “Rruga drejt fitores”-“Për Shqipërinë që duam”. Në të shtjellohen qartë mesazhet kryesore që duhet të recitojnë kandidatët për deputetë dhe mbi të gjitha kryemesazhi: “Do të bëjmë për punësimin atë që bëmë për drejtësinë”!
Ajo që bie në sy është se fushata e socialistëve do të mbështetet në kontrastin me PD. Dhe, më e çuditshmja është se e njëjta politikë do të ndiqet edhe nëse PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Pra, kandidatët socialistë do të përballen me një armik që mungon me këto argumenta kryesore.
Në dokument zbulohet se kush synohet të jetë targeti kryesor i fushatës së PS-së. Këtu bie në sy se synohet të rekrutohet shtresa e qytetarëve, kryesisht në moshë të re. Këtu bën pjesë ai brez i elektoratit që çmojnë Ramën me dyfishin e Bashës dhe që nuk e quajnë mëkat se zgjedhjet mund të zhvillohen edhe pa PD. Pra, këtu strategjia duket e qartë: Kjo do të jetë një fushatë ku PS, nuk do të synojë vetëm vota por edhe pjesëmarrje tejet të lartë, në mënyrë që bojkoti i PD, mos i shndërrojë zgjedhjet në qesharake dhe me fare pak njerëz.
Për sa i përket mesazhit, këtu nuk ka ndonjë të papritur. Thelbi i tij do të përbëhet nga sloganet që ka përsëritur Rama në takimet me të rinjtë. Dhe fokusi kryesor i mesazheve që sërish duan të godasin indiferencën. Mërzitjen dhe lodhjen e qytetarëve, për t’i tërhequr ata drejt kutive të votimit do të jetë: “Nuk jemi të gjithë njësoj, ne nuk jemi si PD”. /lapsi.al/


T� tjera
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...
-
Janina Ymeri: Qytetarët në komunat me shumicë shqiptare paguajnë deri në 22% më shtrenjtë rrymën sesa ata në veri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur shqetësi...
































