Sport

Zbulohet detajet e transferimit të Rrahmanit te Napoli

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 16 January 2020

Ishte folur prej kohësh dhe kishin ardhur konfirmime nga më të ndryshmit, por tani nuk ka më asnjë dilemë për transferimin e Amir Rrahmanit te Napoli, me mbrojtësin e Përfaqësueses së Kosovës, që do të nënshkruajë kontratën me ekipin e tij të ri.

Pas pak muajsh me fanellën e Veronës, ku ka bërë paraqitje mbresëlënëse, mbrojtësi ka siguruar një kontratë 5-vjeçare me pagë 1.8 milionë euro në sezon me skuadrën napolitane, ndërsa nesër do të kryejë vizitat mjekësore, para se të firmosë.

Për kartonin e Rrahmanit, Napoli do të paguajë 14 milionë euro në arkat e Veronës, ndërsa mbrojtësi do të vijojë të qëndrojë në “Bentegodi” deri në fund të sezonit dhe vetëm verën e ardhshme do të vihet në dispozicion të Gattusos.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera